Vendimi për Izet Haxhia/ Çfarë u tha në seancë

Vendimi për Izet Haxhia/ Çfarë u tha në seancë

72
0
Shares

Në seancën e sotme, siç u njoftua nga mediat se do të zhvillohej sot,Izet Haxhia ka thënë se ai le  të dënohet, por edhe duhet të dëgjohet.Vendimi do të jepet në orën 15:00.

Izet Haxhia: Në historinë post-komuniste dosja e shekullit është treguesi me qartë i futjes së duarve nga dy klanet politike, i malësorëve të Skraparit dhe të Tropojes. Unë të dënohem, por duhet të dëgjohem.

Po ashtu Haxhia ka thënë se kur ka qenë në Turqi kanë dashur ta vrasin.

Izet haxhia: Ne momentin që kam qenë në Turqi kanë paguar 1 milion euro për të më vrarë.

Haxhia kërkon rihapjen e çështjes ‘Hajdari’. Izet Haxhia u ekstradua një muaj më parë nga Turqia pasi ai ishte vetëdorëzuar në rajonin e policisë.

Ish-truproja i Sali Berishes, Izet Haxhia, në muajin prill, ai u vetëdorëzua në policinë turke dhe lajmin e bëri vetë të ditur përmes rrjeteve sociale.

Izet Haxhia është i dënuar me 25 vjet burg në mungesë të tij nga gjykata shqiptare si pjesëmarrës në vrasjen e deputetit të PD-së, Azem Hajdari në vitin 1998.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY