Elbasan /Arrestohet shpërndarësi dhe blerësi i heroinës (Foto)

Elbasan /Arrestohet shpërndarësi dhe blerësi i heroinës (Foto)

116
0
Shares
Foto Ilustruese

Dy të rinj janë arrestuar në qytetin e Elbasanit pasi janë kapur duke blerë dhe shitur heroinë në sasi të vogla. Fillimisht policia ka kapur në flagrancë me heroinë në xhep të rinjtë, më pas ka ushtruar kontroll në banesën e tyre.

Nga  ana e Specialistëve të Seksionit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve, pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan, u realizua dhe u dokumentua me prova ligjore operacioni policor për veprat penale, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, e parashikuar nga neni 283  i Kodit Penal dhe “Moskallëzimi i krimit”, parashikuar nga neni 300 i Kodit Penal, ku janë arrestuar në flagrancë shtetasit:

  • Redi Zeneli, 24 vjeç, banues në Elbasan, i dënuar më parë për veprën penale të  “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”
  • Marius Tabaku, 27 vjeç, banues në qytetin Elbasan.

Në bazë të informacioneve të marra nga Specialistët e Hetimit të Narkotikëve, shtetasit Marius Tabaku gjatë kontrollit i është gjetur një dozë lëndë narkotike e llojit heroinë. Nga verifikemet në rrugë operative rezultoi se e kishte blerë nga shtetasi Redi Zeneli.

Nga kontrolli i ushtruar në banesën e shtetasit Redi Zeneli, në lagjen “Syrja Dylgjeri”, janë gjetur dhe sekuestruar në cilesinë e provës materiale një sasi pluhuri e dyshuar si lëndë narkotike e llojit heroinë,  (gjithësej 26 doza), një peshore elektronike dhe një sasi vlere monetare prej 12 000 lekësh, të cilat i ka siguruar nga aktiviteti i paligjshëm i shitjes së lendës narkotike. (BW)

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY