Flamur Noka : Rama ‘u lëpihet’ evropianëve që ta marrin me sy...

Flamur Noka : Rama ‘u lëpihet’ evropianëve që ta marrin me sy të mirë

62
0
Shares

Komisioni për Sigurinë Kombëtare është mbledhur këtë mëngjes për të diskutuar mbi sigurinë dhe reformat e ndërmarra. Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka, ka marrë fjalën duke analizuar çështjet e fundit dhe duke akuzuar qeverinë se po i sjell vendit asgjë të mirë.

Pas datës 28, Noka shprehet se marrëdhënia e opozitës do të ndryshojë duke mos lejuar marrjen peng të shqiptarëve, nuk do të lejojnë që të ketë qeveritarë të cilët pengojnë të ardhmen evropiane të vendit duke menduar për karriget dhe thasët e tyre.

”Sigurisht që këtu do të katandiseshim, me këtë mëndësi kriminale qeverisëse. Sigurisht do të katandisej kështu qeveria per sa kohë ka një kryeministër i cili nuk realizoi asnjë kusht që i kishte vënë bashkimi evropian për hapjen e negociatave. Dhe tani mundohet tiu lëpihet evropianëve, duke u thënë që unë do të bëhem bazë e azilantëve islamikë në vendet islamike. Vetëm e vetëm që ata ta marrin me sy të mirë”, shprehet deputeti Noka.

Gjithashtu ai thotë se kriteri i shqipërisë për hapjen e negociatave nuk ka qënë as që Shqipëria të bëhet bazë e terroristëve radikalë të cilët kthehen nga lufta, as që Shqipëria të bëhet një kamp i madh azilantësh nga vendet italike.Kriteret që Evropa na ka vënë për të ecur në rrugën e saj dhe të çelen negociatat kanë qënë të qarta.

E para një qeveri, për qytetarët e vendit të vetë.E dyta një qeveri, që lufton krimin.

Po cila është lufta e krimit? Sipas tij, krimi në Shqipëri është të kesh të burgosur qindra qytetarë të vendit vetëm se nuk kanë të paguajnë 200 mijë lekë drita apo ujë dhe ndërkohë bandat e krimit të organizuar të shndërrohen në biznes i madh në këtë vend.

Noka dënon krimin e  organizuar në këtë vend, për 5 vjet vetëm është rritur duke ia kaluar dhe shtetit.

Pas datës 28, Noka shprehet se marrëdhënia e opozitës do të ndryshojë duke mos lejuar marrjen peng të shqiptarëve, nuk do të lejojnë që të ketë qeveritarë të cilët pengojnë të ardhmen evropiane të vendit duke menduar për karriget dhe thasët e tyre.

Drejtpërdrejt nga Komisioni për Sigurinë Kombëtare, deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka

Publiée par Partia Demokratike e Shqipërisë sur mercredi 20 juin 2018

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY