Propozimi për shkarkim/ Vokshi : Balla nuk më impresionon

Propozimi për shkarkim/ Vokshi : Balla nuk më impresionon

57
0
Shares

I menjëhershëm ka qenë reagimi i Albana Vokshit. Ajo e konsideroi propozimin e Ballës absurd, ndërsa tha se nuk intimidohet dhe as impresionohet.

Nuk më intimidon as më impresionon as propozimi absurd i Taulant Ballës që po konsideronin shkarkimin tim. Jo Albana, jo deputetët e opozitës në këtë komision, por të gjithë deputetët e opozitës nuk do heqin dorë nga e vërteta. Ne do vazhdojmë, do e therrasim të hënën, të martën, të mërkurën do rrimë 24 orë derisa ministrja të paraqitet. Do bëjmë transparencën, jemi të vendosur për të ndaluar këtë akt kriminal që po e përgatit partneriteti Rama-Veliaj-Fusha”

Kryetari i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla në një prononcim për media tha  se mazhoranca do të kërkojë shkarkimin e kryetares së Komisionit të Medias, Albana Vokshi. Po ashtu Balla tha se deputetët e PD ishin pajisur me vezë.

Ne jemi duke konsideruar mbi nenet dhe parashikimet e rregullores për të kërkuar shkarkimin e zonjës Vokshi. Ne kemi dhënë konsensusin tonë në kuadër të parashikimeve të frymës së rregullores për një ndarje sipas proporcionalitetit që mbajmë në parlament, ku 5 komisione i takojnë mazhorancës dhe 3 opozirtës. Por drejtimi në këtë mënyrë i komisionit është i patolerueshëm.”

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY