Kanabisi zëvëndësohet me klandestinë, 2 arrestime të reja në Fier

Kanabisi zëvëndësohet me klandestinë, 2 arrestime të reja në Fier

94
0
Shares

Dy të rinj nga Gjirokastra u ndaluan nga policia e Fierit sot ndërsa po shoqëronin 4 pakistanezë për një sasi prej 1200 eurosh.

Shahe Koko, 23 vjeç dhe Hamdi Seferi, 18 vjeç, të dy banues në Gjirokastër, nëpërmjet pikës kufitare të Kakavijës, kundrejt shumës 1200 euro, kanë ndihmuar për të kaluar tranzit në Itali të katër shtetasve pakistanezë.

Dittë e fundit janë shtuar arrestimet në lidhje me trafikun e emigrantëve në Shqipëri ndërkohë që numri I perosnave të huaj që hynë ilegalisht në vend që nga janari është më shumë se sa 2000.

Krimi shqiptar duket se ka zëvëndësuar mbjelljen e hashashit dhe kultivimin e tij me një fushë tjetër të krimit , atë të trafikut të emigrantëve përmes Shqipërisë drfejt Malit të Zi.

Cështja duket se është mjaft delikate dhe policia shqiptare nuk po e menaxhon dot. Dje, ministri I Brendshëm I Shqipërisë, Fatmir Xhafa u takua me atë të të Malit të Zi në përpjekje për të kordinuar punën mes dy policive. Kufiri shqiptaro-malazes është pjesë e rëndësishme e trafikut.

Njoftimi i policisë:

Nga Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, u finalizua operacioni policor i koduar “Premtimi”.

Si rezultat i këtij operacioni u ndaluan shtetasit:

1.Shahe Koko, 23 vjeç.
2.Hamdi Seferi, 18 vjeç, të dy banues në Gjirokastër.

Ndalimi i këtyre shtetasve u bë pasi në bashkëpunim me njeri tjetrin i kanë dhënë ndihmë për kalimin e paligjshëm të kufirit nëpërmjet pikës kufitare Kakavijë dhe transportimin kundrejt shumës 1.200 euro për të kaluar transit në Itali 4 shtetasve pakistanezë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit” parashikuar nga Neni 298 i Kodit Penal.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY