560 policë dhe 40 automjete në ruajtje të 206 shkollave të mesme

560 policë dhe 40 automjete në ruajtje të 206 shkollave të mesme

114
0
Shares

Drejtori i Rendit, Albert Dervishi në një konferencë për shtyp ditën e sotme nga shkolla e mesme e gjuhëve të huaja “Asim Vokshi” tha se policia e shtetit është vënë në gadishmëri të plotë për mbarëvajtjen e provimit të parë të Maturës Shtetërore ditën e sotme.

Dervishi tha se në qendrat e kontrollit të provimeve, në 206 shkolla të mesme në të gjithë vendin janë angazhuar 560 punonjës policie. “Janë marrë në ruajtje qendrat e kontrollit të provimeve ku do ketë punonjës policie 24 orë që do garantojnë veprimtarinë normale të këtyre institucioneve.

Nga dita e sotme kur do të zhvillohet provimi i 206 shkolla të mesme, janë të angazhuar 560 punonjës policie e 40 automjete që asistojnë rregullin e qetësinë në ambjentet e shkollës.

Të bëhet efektiv rendi e qetësia publike në shkolla  që të kemi situatë normale të procesit mësimor. Policia e Shtetit po përballon detyrat e veta në garantimin e provimeve, por nuk kemi lënë pas shkollave që vazhdojnë aktivitetin deri në përfundim të sezonit për këtë vit,” tha Dervishi.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY