Polica italiane e Maceratas ka vënë në pranga shqiptarin A. V., 33 vjeç me akuzën e trafikut të drogës së tipit kokainë.
Në banesën e 33-vjecarit shqiptar me profesionin picier i punësuar në një nga restorantet e zonës, u sekuestruan 1.7 kg kokainë e 60 mijë euro cash fshehur në krevatin e fëmijës së tij.
Në konferencën për shtyp, komandati i policisë Antonio Pignataro informoi se dyshimet për të vënë nën kontroll shqiptarin lindën pas regjistrimit të lëvizjeve të shumta e të dyshimta të personave në banesën e tij si dhe cilësisë së lartë të jetës që ai bënte.
Shqiptari zotëronte makina të kushtueshme tip Audi A4.
“Hetimet verifikuan se shqiptari A. V., ishte i përfshirë në një trafik droge”, u shpreh komandati i policisë së Maceratës Antonio Pignataro.

Ndaj 33-vjecari shqitpar është ekzekutuar urdhëri i arrestimit pranë burgut Montacuto të Ankonës dhe mbrohet nga avokati Jacopo Allegri.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












