SHIFRAT/ Rilindja dyfishon dëshirën për arratisje, 13 për qind e shqiptarëve kërkojnë...

SHIFRAT/ Rilindja dyfishon dëshirën për arratisje, 13 për qind e shqiptarëve kërkojnë të emigrojnë në SHBA

113
0
Shares

Pothuajse 13 përqind e popullisë së vendit ka aplikuar për llotarinë amerikane në vitin 2018. Sipas të dhënave të publikuara nga Departamenti Amerikan i Shtetit, rreth 367, 231 mijë shqiptarë kanë aplikuar ne llotarinë e kartës jeshile të Shteteve të Bashkuara, përmes 189,168 mijë aplikimeve (në një aplikim përfshihet e gjithë familja).

Në krahasim me vitin 2015, kanë aplikuar dy herë më shumë qytetarë shqiptarë për llotarinë amerikane që tregon se shqiptarët gjithnjë e më tepër duan të ikin nga vendi.

Gjithashtu, sipas Departamentit të Shtetit, Shqipëria renditet në vendin e katërt në botë për numrin e fituesve të llotarisë amerikane. 44, 806 mijë shqiptarë kanë fituar llotarinë amerikane, gjatë 12 vjeçarit të fundit.

50 mijë viza emigruese ofrohen çdo vit për vende të ndryshme. Por emigrantët e pranuar janë më pak se 50 mijë për një periudhë pesë vjeçare. Vizat ndahen në gjashtë rajone gjeografike në përpjestim me popullsinë e rajonit dhe me numrin eemigrantëve të pranuar në SHBA pesë vjeçarin e fundit. Çdo vend nuk mund të marrë më shumë se 7 për qind të numrit të përgjithshëm të vizave në dispozicion.

Gjatë një viti, 5 përqind e emigrantëve hyjnë në SHBA si fitues të llotarisë amerikane. Exit.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY