DASMA MBRETËRORE/ Harry dhe Meghan i thonë “po” njëri-tjetrit – Nusja hyn...

DASMA MBRETËRORE/ Harry dhe Meghan i thonë “po” njëri-tjetrit – Nusja hyn në kishë me fustan mahnitës, Princi: Dukesh fantastike!

174
0
Shares

Princ Harry dhe Meghan Markle i kanë thënë “po” njëri tjetrit sot apsi kanë artikuluar formulën e betimit.

Meghan Markle ka mbërritur në kishë në ceremoninë martesore me princin Harry, duke u shfaqur e mrekullueshme nën fustanin e bardhë.

Meghan Markle hyri në kishën ku do të martohej me Princin Harry me një fustan të bardhë, të thjeshtë dhe shumë të bukur.

Harry i kapi dorën dhe i tha se dukej fantastike, përpara se të falënderonte babain e tij, Princin Charles, i cili e shoqëroi deri në altarin e kishës Shën Xhorxh nusen.

Ceremonia e shkëmbimit të unazave u pa nga miliona persona në të gjithë botën.

Mësohet se fustani është dizenjuar nga Clere Keller e Givenchy.

Çifti Clooney, çifti Beckham, Idris Elba, Elton John dhe Oprah Winfrey janë disa nga të ftuarit më të famshëm të kësaj lidhjeje martesore.

Ndërkohë, jashtë kishës ndodhen rreth 100 000 persona për të parë çiftin mbretëror.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY