DETAJE/ Regjistrohen si procedime penale hetimet për akuzat ndaj Agron Xhafajt

DETAJE/ Regjistrohen si procedime penale hetimet për akuzat ndaj Agron Xhafajt

67
0
Shares

Prokuroria regjistron si procedime penale hetimet për akuzat e PD-së ndaj Agron Xhafajt. Këshilltari për median në organin qendror të akuzës, Denion Ndrenika ka thënë për mediat se procedimi i nisur kryesisht për akuzat e PD po hetohet tek krimet e rënda.

Ndërkohë procedimi i nisur pas kallëzimit të Agron Xhafajt në lidhje me vërtetësinë e përgjimit, po hetohet në Prokurorinë e Tiranës.

Burimet zyrtare thanë se dy prokuroritë po rakordojnë për një hetim të përbashkët dhe pritet që të bëhet bashkimi i procedimeve në një të vetëm me qëllim kryerjen e veprimeve të nevojshme për zbardhjen e ngjarjes.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY