DETAJE/ Krimet e Rënda nuk hetojnë Besnik Imerajn ashtu si Prokuroria

DETAJE/ Krimet e Rënda nuk hetojnë Besnik Imerajn ashtu si Prokuroria

123
0
Shares

Pas prokurorisë së Tiranës, edhe Krimet e Rënda vendosin të mos fillojnë hetimet ndaj ish-anëtarit të Gjykatës Kushtetuese Besnik Imeraj i dorëhequr nga vetingu.

Prokuroria e Krimeve të Rënda, pas shqyrtimit të kallëzimit të marrë nga KPK, ka vendosur mosfillimin e hetimit me argumentin se nuk ka elementë të mjaftueshëm për të hapur çështje penale për korrupsion.

Më herët, padia e KPK u shqyrtua në prokurorinë e Tiranës në lidhje me akuzat për fshehje pasurie, të cilat sipas verifikimit parapak, nuk u evidentuan.

Gjyqtari i Kushtetueses Besnik Imeraj dha dorëheqjen nga detyra dhe vetingu ndaj tij u ndërpre, por KPK ia përcolli prokurorisë në formën e kallëzimit, materialet që kishte grumbulluar gjatë verifikimit disa mujor.

Pas kallëzimit të bërë ndaj tij në prokurori, Besnik Imeraj i pyetur për Ora News tha se bëhej fjalë për një sulm politik ndaj tij pa baza ligjore dhe kushtetuese.

Në vedimet e mosfillimit të hetimeve, si prokuroria e Tiranës ashtu edhe krimet e rënda, thonë se ka pasur mungesë provash dhe elementësh të veprës penale në dyshimet e ngritura ndaj gjyqtarit.

Nga ana tjetër, gjatë procesit të vettingut, mësohet se KPK kishte grumbulluar disa informacione dhe ankesa ndaj gjyqtarit imeraj të cilat kishte gjykuar se ishte e nevojshme të analizoheshin nga prokuroria.

Si pasojë e shkarkimeve nga vettingu dhe dorëheqjeve, Gjykata Kushtetuese ka mbetur deri tani me vetëm tre anëtarë. mes tyre vitore tusha ka kaluar vettingun ndërsa kryetari Bashkim Dedja dhe anëtari Gani Dizdari janë ende në pritje të rezultateve të procesit të rivlerësimit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY