Pogradec – Qafë Thanë, përplasen tre makina, aksidentohen tre persona

Shares
Foto Ilustruese

Tre makina janë përfshirë në një aksident rrugor në Pogradec, ku për pasojë janë plagosur tre persona, mes tyre edhe një i mitur.

Policia thotë se ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Pogradec  -Qafë Thanë në afërsi të fshatit Pojskë.

Në njoftimin e policisë thuhet se, “Janë përfshirë në një aksident rrugor mjetet tip Benz me targa AA 891 ST, mjeti tip Volkswagen me targa TR 1101 N me drejtues shtetasin A. Ç, si edhe një mjet i parkuar me targa YZO 9396. Për pasojë janë dëmtuar dy drejtuesit e mjeteve, si edhe një shtetas i mitur i cili udhëtonte në mjetin tip Benz me targa AA 891 ST”.

Të plagosurit  janë transportuar në Spitalin e Pogradecit, për mjekim, ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën.Grupi hetimor në vendngjarje po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...