Donald Lu, momenti kur kërkoi burg për liderët politikë shqiptarë

Donald Lu, momenti kur kërkoi burg për liderët politikë shqiptarë

66
0
Shares

Ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu ka gjetur një moment për të treguar forcën e ambasadës amerikane në Tiranë ndaj krerëve të politikës shqiptare. Teksa mbreme ishte i ftuar special ne “Portokalli” ai ka kërkiuar burg për Ramën, Bashën, berishën dhe Kryemadhin. “Gjithmonë shisni gjërat e gabuara për njerëzit”, u tha ai figurave të imituara nga aktorët e Portokallisë.

Rama: Ti c’ne që erdhe prapë se ty sikur të mbaroi licenca, pse e zgjate qëndrimin

Donald Lu: do iki edhe për pak muaj, por nuk iki pa vënë drejtësi në tregun e madh të shoqërisë shqiptare

Berisha-Bashës e Kryemadhit: Bashkimi bën fuqinë, bashkoi të mos e lëmë atë të na përcajë, të na prishë tregun

Lu, i drejtohet Ramës: Do shkosh andej apo do vish këtej

Berisha e Kryemadhi, Ramës: Hajde këtej

Rama: Hajde kursi i këmbimit, një i fortë i japim një mandat deputeti pa mundësi imuniteti se kështu e la lezeti

Kryemadhi: lavazh truri në Jalë, me gjithë larje tapicerie

Basha: hajde gjyqtarë e prokurorë me timon anglez në krah të kundërt

Berisha: Hajde llallë nga Adriatiku e freskët, Adriatik dhe llallë e freskët

Lu: Hajde burg, hajde burg

Basha: Mos na e prish klientelën se ta djeg tezgën në mënyrë paqësore

Berisha: Mos u nxito, mos u gabo, dëgjo mos na prish tregun se do të armatos cdo shqiptar që të bëjmë një luftë paqësore

Kryemadhi: Mos guxo të prekësh pasurinë se do të fillojë dhuna, kaq po të them me qetësi dhe dashuri

Lu- Ramës; Po ti si e ke mendjen

Rama: Po nuk di si të bëj o xhaxhi

Lu: Këshilla që kam për ty është njësoj si për Lulin, Doktorin dhe Monikën, gjithmonë shisni gjërat e gabuara për njerëzit

Rama: Po pse ca duan njerëzit

Publiku në kor: Peshkun e madh

Lu: Na doli mjekra duke pritur o burrë

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY