DEBATI/ Sherr i ashpër në komision, deputetët merak se po pastrohen paratë...

DEBATI/ Sherr i ashpër në komision, deputetët merak se po pastrohen paratë e drogës me kullat te Teatri, halli i Fidel Ylli se “i shajnë” ministren

77
0
Shares

Gjatë diskutimit të projektligjit të trashëgimisë kulturore, kryetarja e Komisionit, Albana Vokshi nxori disa fotografi të projektit të Teatrit të ri që do të ndërtohet dhe tha se është çmenduri që të flasësh për trashëgiminë kur prish Teatrin Kombëtar dhe pastron paratë e drogës në atë vend.
Kaq ka mjaftuar që deputetët socialistë të hidhen dhe të mbrojnë ministren Kumbaro.

Debati

Albana Vokshi: Hajde bëhemi bashkë që të mos i lejojmë paratë e drogës të shkatërrojnë Teatrin.
Fidel Ylli: Ti e ofendove ministren.
Albana Vokshi: Në cilën pjesë?
Fidel Ylli: E çmendur, çfarë nuk i the.
Albana Vokshi: Ti nuk e paske dëgjuar fare. Unë i thashë që ta shpjegonte.
Fidel Ylli: Mbaj qëndrimin tënd. i thua njerëzve të çmendur. Tani duhet të vazhdojmë me ligjin e trashëgimisë nen për nen.
Albana Vokshi: Kjo është çmenduri, të shkatërrosh trashëgiminë kulturore dhe të pastrosh paratë e drogës.
Milva Ekonomi: Nuk kemi kaluar akoma te teatri.
Albana Vokshi: A do vish në orën 7 te artistët?

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY