Britani, 3 kandidate shqiptare per keshilltare bashkiake

Britani, 3 kandidate shqiptare per keshilltare bashkiake

71
0
Shares

Ata janë 3 shqiptarë dhe do të konkurrojnë në zgjedhjet lokale të 3 Majit në Britani shqiptare për këshilltarë, ndërkohë që dy prej tyre janë kandidatë të rinj.

Kandidatët shqiptarë bëjnë pjesë në dy partitë kryesore në Britani, konservatorët dhe laburistët.

Për konservatorët, konkurron Anila Skeja nga Librazhdi, e cila ka vetëm pesë vjet që jeton në Londër me familjen e saj.

Ajo është mësuese për nga profesioni dhe konkurron për konservatorët në pushtet në qytezën Barnet në veri të Londrës.

Ndërsa për laburistët konkurron Endri Hatillari në Bashkinë Harrow në veri të Londrës. Ai është një profesionist i suksesshëm dhe aktivist i njohur.

Zgjedhjet lokale të së enjtes në Britani priten me interes dhe sondazhet favorizojnë laburistët e opozitës, sidomos në kryeqytet.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY