Zyrtari i lartë i PPE: PD do të realizojë anëtarësimin e Shqipërisë...

Zyrtari i lartë i PPE: PD do të realizojë anëtarësimin e Shqipërisë në BE

60
0
Shares

Një ndër zyrtarët më të lartë të Partive Popullore Evropiane, Mario David tha se PD do të jetë ajo parti që do të realizojë 33 kapitujt e anëtarësimit të Shqipërisë në BE duke qeverisur vendin. Zv.sekretar i përgjithshëm i CDI, ish nënkryetar i PPE tha sot në Kuvendin Kombëtar të Partisë Demokratike se qeveria duhet të bëjë më shumë për reformën në drejtësi, luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Fjala e Mario David:

Më lejoni tre përshëndetje të veçanta: për Presidentin Sali Berisha, nën drejtimin e të cilit Shqipëria hyri sërish në hartën europiane, ku ajo i përket; për Genc Pollon i cili ishte gjithmonë i palodhur në përfshirjen e partisë suaj në PPE; për Grida Duma të cilës i kërkoj falje që po e përmend të tretën, por që e njoha vetëm së fundmi dhe që angazhimi i saj për vendin tuaj prek këdo që e njeh.

Qytetarët shqiptarë kanë pritur me pritshmëri raportin e KE-së për vitin 2018. Ky do të ishte një tregues shumë i qartë hapja e negociatave në qershor. Të gjitha sondazhet tregojnë një bazë të qëndrueshme nga populli shqiptar për të qenë anëtar të BE-së. NE PPE dhe CDI jemi të kënaqur që PD është plotësisht e angazhuar në anëtarësimin e vendit tuaj. Shumica e arritjeve në raport ishin thjesht ndryshime kozmetike. U desh një vullnet i mirë nga Komisioni. Ekziston një rrugë e gjatë që negociatat të jenë të suksesshme.

Qeveria duhet të bëjë shumë më tepër për reformën në Drejtësi. Në Strasburg kritika kryesore për vendin tuaj janë mungesa e masave për korrupsionin dhe krimin e organizuar. Perceptimi i pandëshkueshmërisë që kryejnë këto krime duhet të kishte përfunduar shumë kohë më parë. Në një fjali Shqipëria duhet të jetë një vend ku mbizotëron sundimi i ligjit. Hapja e negociatave është fillimi i një ëndërre që duhet të materializohet.

Hapja e negociatave kërkon një qeveri më transparente dhe më të përgjegjshme. Qeveria ka shumë për të përmirësuar. Qytetarët shqiptarë e dinë që mund të mbështeten në PD për suksesin e negociatave të 33 kapitujve. Tani në opozitë, por shumë shpejt në qeveri ju do luani një rol konstruktiv në këtë proces.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY