Arrestohet vrasësi 75 vjecar, e mbyti gruan në Kukës

Arrestohet vrasësi 75 vjecar, e mbyti gruan në Kukës

163
0
Shares

Policia e Kukësit,  ndalon sot një 75 vjeçar i cili dyshohet si autori i vrasjes së bashkëshortes së tij,  ngjarje e ndodhur në fillim të prillit në fshatin Borje të Kukësit.

Policia arrestoi Adem Tale, 75 vjeç, banues në fshatin Borje për shkak se dyshohet se për motive të dobëta, në banesë ka vrarë me mjete të forta, bashkëshorten e tij, shtetasen Z.T, 68 vjeçe.

Njoftimi i policisë:

Policia e Kukësit,  ndalon 75 vjeçarin, i cili dyshohet si autori i vrasjes së bashkëshortes së tij,  ngjarje e ndodhur më datën 04.04.2018 në fshatin Borje.

Specialistët e Seksionit Kundër Krimeve ndaj Jetës dhe Lirisë së Personit, bënë  kapjen dhe ndalimin e shtetasit Adem Tale, 75 vjeç, banues në fshatin Borje.

Më datën 04.04.2018, në orën 23:16, në fshatin Borje, shtetasi Adem Tale, dyshohet se për motive të dobëta, në banesë ka vrarë me mjete të forta, bashkëshorten e tij, shtetasen Z.T, 68 vjeçe.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyësor Kukës, për veprime të mëtejshme.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY