Komisioni Parlamentar i Sigurisë, një drejtor në seancën sekrete pa certifikatë sigurie

Komisioni Parlamentar i Sigurisë, një drejtor në seancën sekrete pa certifikatë sigurie

479
0
Shares

Një zyrtar i lartë i shërbimit sekret të policisë mori pjesë pa certifikatë sigurie në një seancë raportimi të mbyllur në Komisionin e Sigurisë në Kuvend.

Te premten qe kaloi, në komisionin e Sigurisë në Kuvend është mbajtur një seancë raportimi në lidhje me situatën e luftës së policisë kundër drogës ndërsa janë trajtuar edhe të dhëna kofidenciale rreth përfshirjes së policisë në kultivimin e kanabisit në të gjithë vendin përgjatë vitit 2016.

Burime të besueshme nga Kuvendi thanë se njëri ndër drejtorët prezentë, Arben Frashëri i cili drejton  SHCBA e Tiranës nuk kishte certifikate sigurie.

Sipas burimeve nga Kuvendi askush nuk ia kërkoi këtë dokument atij edhe pse një nga kërkesat e raportimit apo pjesëmarrjes në një seancë të tillë është mbajtja e certifikatës. Ajo i ka skaduar para 7 muajsh dhe nuk i eshte rinovuar nga institicioni përkatës. Ende nuk është konfirmuar nëse vonesa më pajisjen e këtij dokumenti ka lidhje me burokracitë e administratës publike që trajton këtë cështje apo institucioni përgjegjës ka hezituar ta lëshojë këtë dokument për shkak të të dhënave që e bëjnë drejtorin e Tiranës të papërshtatshëm për tu njohur me informacionin e klasifikuar.

Opozita nuk ka qenë e pranishme në komsion atë ditë por edhe nga ana e mazhorancës askush nuk e ka ngritur zërin për këtë incident.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY