Altin Qoshja, ndahet nga jeta Studenti i Dhjetorit

Altin Qoshja, ndahet nga jeta Studenti i Dhjetorit

841
0
Shares

Një ndër studentët më të njohur të Dhjetorit, Altin Qoshja, u nda nga jeta sot pasdite. Altini vuante nga një sëmundje e rëndë ndërkohë që ishte aktiv deri në muajt e fundit të jetës.

Altin Qoshja është ndër themeluesit e PD-së dhe një ndër aktivistët e dhe zyrtarët e saj më të devotshëm. Ai ishte anëtar i Grupimit Dhjetori 90 ndërkohë që mbajti detyra të rëndësishme në PD dhe administratën publike për shumë vite.

Miqtë e tij kanë shprehur dhimbjen për humbjen në rrjetet sociale.

Bislim Ahmetaj:

Një lajm të dhimbshëm po ndaj me ju. Pas një sëmundje të pashërueshme u nda nga jeta miku ynë i shtrenjtë Altin Qoshja. Ngushëllimet më të sinqerta për familjen…

Agim Ymeri:

Foto dhe takimi i fundit me Altin Qoshen. Pjese e pazevendesueshme e miqesise qe me mungon tash 20 e ca vite.
Mbas Flamur Shkozes, Bledi Islamit dhe Kolin Gjokes, Tin Qoshja eshte miku i afert dhe bashkekohesi i 4-t qe humbim.
Te qofte i lehte dheu, ty qe per miqte pate gjithmone kohe e bujari.
Shpirti yt u befte engjell mbrojtes dhe kurajo per binjaket e vegjel dhe familjen!
Nuk na ngelet qejfi qe nuk munde te na i kthesh mesazhet, por u trishtuam pa mase qe nuk e fitove betejen e mundimshme me semundjen, per veten, per femijet dhe per ne qe nuk do te harrojme kurre…

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY