“’Arrestimi i Berishës dhe Metës’, Llalla ka regjistruar bisedat me Lu e...

“’Arrestimi i Berishës dhe Metës’, Llalla ka regjistruar bisedat me Lu e Vlahutin!”

306
0
Shares

Duke komentuar lajmet e përhapura në media se ambasadori Lu ka kërkuar arrestimin e Metës dhe ambasadorja e BE-së, Vlahutin ka kërkuar arrestimin e Berishës, gazetari Arjan Çani i ftuar në “360 Gradë” në Ora News, thotë se ka zëra që thonë se ish-kryeprokurori Adriatik Llalla, ka regjistruar bisedat me dy ambasadorët.

“Ndoshta edhe Vlahutin mund ta mohojë siç e mohoi edhe zt.Lu. Nga burime të mia të pa konfirmuara ende, thonë se Llalla mund t’i ketë regjistruar këto biseda. Nëse kjo është e vërtetë, atëherë këtu afera bëhet shumë më interesante se ç’mund ta imagjinojmë dot. Nëse do të na rezultojë që Llalla i ka regjistruar bisedat, këtu nuk do të jemi më në një inerci politike, por do kemi diçka të re.

Dalja e kësaj gjëje do kthjellonte mendjet e shumë shqiptarëve që mitizojnë ndërkombëtarët”, deklaroi Çani.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY