‘Shitësi i automjeteve’ në Facebook, 8 muaj burg

‘Shitësi i automjeteve’ në Facebook, 8 muaj burg

119
0
Shares

Një person ia doli të përdorte Facebook për të mashtruar një ‘friend’ të tij duke i grabitur disa mijëra euro. Personi është dënuar nga Gjykata e Tiranës me 8 muaj burgim. Inicialet e tij janë D.L., dhe ka mashtruar shtetasin D.B. sikur është një shitës automjetesh.

Ai ka rënë dakord me të dhe ka porositur tre automjete te i pandehuri, i cili i kishte thënë se do të vinin nga Italia me gjysmën e çmimeve që shiteshin në treg. Kështu, kallëzuesi i ka dhënë 2300 euro të pandehurit dhe janë nisur drejt doganës së Vorës ku po prisnin mjetet. Në një moment, i pandehuri i ka thënë kallëzuesit se duhet të largohej se kishte nënën sëmurë dhe më pas nuk u bë më i gjallë. Për këtë arsye, kallëzuesi bëri padi ndaj tij.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY