KAKAVIJE/ Kapet trafikanti i veprave te artit

KAKAVIJE/ Kapet trafikanti i veprave te artit

77
0
Shares

Policia Kufitare e Kakavijes kap në kufirin jeshil një shtetas për “Kalim të paligjshëm të kufirit” dhe “Trafikim të veprave të artit dhe kulturës”.

Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale sende të ndryshme antike prej metali, argjendi e bronxi.

Shërbimet e Policisë Kufitare të Kakavijes, gjatë patrullimit në kufirin jeshil, kanë konstatuar dhe kapur në flagrancë një shtetas i cili po tentonte të hynte në teritorin shqiptar nëpërmjet kufirit jeshil me shtetin grek në mënyrë të paligjshme.

Gjatë kontrollit fizik të bërë këtij shtetasi, shërbimet e Policisë Kufitare, kanë konstatuar se në çantën e krahut kishte sende të ndryshme antike prej metali, argjendi e bronxi.

Menjëherë shërbimet e Policisë Kufitare kanë njoftuar Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Gjirokastër, të cilët në përfundim të veprimeve të para hetimore kanë bërë arrestimin në flagrancë të shtetasit:
P.A., 31 vjeç, banues në Tiranë.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua çanta me sendet e ndryshme antike .

Materialet në ngarkim të këtij shtetasi i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprat penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit” dhe “Trafikimi i veprave të artit dhe kulturës”, parashikuar nga nenet 297 dhe 138/a të Kodit Penal.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY