Deputetët e opozitës bashkë me qytetarët e Kukësit, tension para policisë

Deputetët e opozitës bashkë me qytetarët e Kukësit, tension para policisë

95
0
Shares

Deputetët e opozitës i janë bashkuar qytetarëve kuksianë që po protestojnë përpara policisë. Deri tani prokuroria ka lëshuar 36 urdhërarreste, ndërkohë që janë arrestuar 23 persona.

Deputetët e PD Edmond Spaho, Flamur Noka, Arben Ristani, Enkelejd Alibeaj, Albana Vokshi, Izmira Ulqinaku, Orjola Pampuri, Ervin Salianji, Myslym Murrizi, Isuf Cela, Aldo Bumçi, Xhemal Gjunkshi si dhe deputetët e LSI, Endrit braimllari, Përparim spahiu, Floida Kërpaçi, Nora Malaj fillimisht kanë marrë kontakte me drejtuesit e policisë dhe drejtorin Perlat Vatoci i cili edhe ka marrë plagë gjatë protestës së djeshme.

Ata kanë kërkuar lirimin e të arrestuarve. “Të arrestuarit i kanë dërguar në Tiranë dhe nuk janë këtu në Kukës. Nëse do vazhdojnë me forma të tilla represive, situata mund të eskalojë. Shpresoj që ky zë të jetë dëgjuar. Në varësi të situatës do mbajmë qëndrimet tona”, tha deputeti demokrat Edmond Spaho, në përfundim të takimit të deputetëve të opozitës me drejtues të Policisë në Komisariatin e Kukësit.

Ndërkaq qytetarët e grumbulluar thërrasin “Lironi djemtë tanë! Rama ik!”

Po sot Kryetari i Bashkisë së Kukësit Bashkim Shehu në një deklaratë për mediat i bëri thirrje qeverisë që të gjejë zgjidhje për situatën në fjalë, që çoi në arrestimin e 23 protestuesve.

Ai i kërkoi autoriteteve që të liroheshin qytetarët, pasi kjo çështje nuk zgjidhet sipas tij me arrestime. Mes të tjerash ai i vuri një kusht kryeministrit Edi Rama, ndërsa i tha këtij të fundit që mund të takoheshin vetëm nëse liroheshin protestuesit.

Kukesi dyndet para komisariatit te policise me moton: "Lironi djemte tane"!

Kukesi dyndet para komisariatit te policise me moton: "Lironi djemte tane"!

Publiée par Sali Berisha sur dimanche 1 avril 2018

“Unë i bëj kërkesë kryeministrit, ministrave, u bëj thirrje që të ulen dhe të negociojnë. Duhet transparencë. Brenda ka protestues, njerëz të ndershëm, socialistë të ndershëm, dhe kjo çështje nuk bëhet me arrestime. Ndaj hetimi duhet të jetë transparent dhe qytetarët të lirohen”, tha Bashkim Shehu.

Ai u shpreh në mbështetje të qytetarëve kuksianë që protestojnë kundër tarifës në Rrugën e Kombit.

“Qeveria e ka detyrim ligjor t’i dëgjojë qytetarët e Kukësit. Le të vijë përmes institucioneve zyrtare të komunikojë me qytetarët. Unë e kam deklaruar që nuk jam kundër taksës. Por të gjendet një tarifë e pranueshme. I bëj thirrje qytetarëve të Shqipërisë t’i bashkohen qytetarëve kuksianë. Ata janë njerëz hallexhinj, që protestojnë për hallet e tyre. Unë jam pro protestave të qeta. Edhe protesta e djeshme ka qenë e qetë, por pastaj pati provokime”, u shpreh kryebashiaku i Kukësit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY