Korçë, vajza 19-vjeçare i jep fund jetës me fostoksinë

Korçë, vajza 19-vjeçare i jep fund jetës me fostoksinë

81
0
Shares

Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të premte në qytetin e Korçës, ku një vajzë e re i ka dhënë fund jetës pasi kishte konsumuar fostoksinë.

Kanë qenë familjarët e saj që e kanë gjetur në gjendje të rëndë shëndetësore në mesnatë dhe e kanë dërguar në spital, por aty ajo ka ndërruar jete.

Nuk dihen ende motivet e kësaj ngjarje të rëndë, e cila është e disata në pak javë, ku disa shtetas i kanë dhënë fund jetës së tyre duke konsumuar këtë helm.

Informacion paraprak

Më datë 30. 03. 2018, rreth orës 04:45, jemi njoftuar se në Spitalin e Korçës, ka shkuar e shoqëruar nga familjarët shtetasja E. H., rreth 19 vjeçe, banuese në fshatin Dishnicë.

Nga të dhënat paraprake dyshohet se kjo shtetase ka konsumuar fostoksinë në banesë, ku më pas në Spital ka ndërruar jetë.

Materialet për veprime të mëtejshme hetimore i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY