RAPORTI/ Gjakmarrja, në Shqipëri janë vrarë 550 persona

RAPORTI/ Gjakmarrja, në Shqipëri janë vrarë 550 persona

155
0
Shares

Fenomeni i gjakmarrjes është vlerësuar shpesh si një proces i pashmangshëm i shoqërisë shqiptare. Operazione Colomba, korpusi i jo dhunës ka hartuar një raport në lidhje me gjakmarrjen në Shqipëri, duke përmendur rastet, fiset, zona, por edhe jetët e shuara, të cilat në raport thuhet se kanë qenë më shumë meshkuj.

Kështu, në dhjetor të vitit 2017 baza e të dhënave e përpunuar nga operazione Colomba përfshin 550 raste, ndër të cilat janë raste plagosje, vrasje në tentativë, vrasje për shkak të hakmarrjes e gjakmarrjes.

Pë rsa i përket viktimave, pjesa më e madhe janë të gjinisë mashkullore, nga 550 raste, 508 janë meshkuj. Në njëzet vitet e fundit, apelimi ndaj traditës zakonore i është përgjigjur disa nevojave diktuar nga konteksti i ri në të cilën manifestohet.

Raporti thotë se njëra anë mund të jetë nevoja e përmbushjes së boshllëqeve institucionale dhe nga ana tjetër urgjenca me përballjen e kapitalizmit global.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY