LAJMI I FUNDIT/ Makina godet ciklistin, vdes rrugës për spital

LAJMI I FUNDIT/ Makina godet ciklistin, vdes rrugës për spital

94
0
Shares

Një makinë goditi për vdekje sot pasdite një person që po udhëtonte me bicikletë në qytetin e Durrësit. End enuk dihte emri i viktimës ndërkohë që mësohet se ai dha shpirt ndërsa po transportohej për në spital. Aksidenti ndodhi pranë drejtorisë së Sigurimeev Shoqërore, në lagjen nr17. Automjeti tip “Volksvagen”, pasi ka përplasur personin me biçikletë, ka përfunduar brenda ambienteve të një biznesi.

Njoftimi paraprak:

Rreth 17:45, kur pranë drejtorisë së Sigurimeve Shoqërore (në lagjen 17), një mjet me targa “AA 787 RZ” me drejtues D.K. ka aksidentuar një shtetas i cili udhëtonte me biçikletë. Ky i fundit ka ndërruar jetë rrugës për në spital.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Durrës për kryerjen e veprimeve të mëtejshëm procedurale.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY