Hije mbi marrëveshjen e Ramës me FBI, pas takimeve të Xhafaj në...

Hije mbi marrëveshjen e Ramës me FBI, pas takimeve të Xhafaj në Uashington

162
0
Shares

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj ka deklaruar sot në një intervistë dhënë zerit të Amerikës se ka kërkuar vendosjen e oficerëve të DEA-s amerikane dhe FBI-së në Tiranë.

Ashtu sic kishte lajmëruar qeveria kohë më parë, një marrëveshje mes saj dhe FBI ishte vendosur që prej disa muajsh.

Por deklarata e Xhafajt ka shkaktuar ngatërresa në lidhje me marrëveshjen e cila u bë publike nga Kryeministri Rama. Bile Kryeministri pat deklaruar se shumë shpejt agjentët e FBI që do hetonin në Tiranë do të kishin rezultate të mëdha në dorë kundër krimit dhe korrupsionit të lidhur me politikën.

Bëhet fjalë për vjeshtën e vitit 2017 kur ai foli në Parlament dhe sqaroi rreth pranisë së agjentëve amerikanë në Tiranë.

Kemi 3 muaj që bashkëpunojmë për domosdoshmërinë e goditjes së rrjeteve kriminale. Kur them do të bashkëpunojmë, do bashkëpunojmë në planin e burimeve njerëzore, që brenda muajit nëntor do vijnë këtu agjentë të specializuar që do të bashkëpunojnë ngushtësisht me Ministrin e Brendshëm, dhe me policinë dhe me Shërbimin Informativ dhe agjensitë e tjera”, tha Rama atëherë.

Që oficerët e FBI-së do të ishin më vlerë në Tiranë, kjo nuk ka dyshim por që Kryeministri dhe Ministri i Brendshëm të flasin për të njëjtën gjë me dy përcaktime të ndryshme kjo duket sikur Kryeministri Rama para pak muajsh, ose tani ministri i Brendshëm, po përdorin FBI-në për të rritur kuotat e veta në Tiranë.

Në fakt opinioni ishte përgaditur të degjonte rreth rezultateve të marrëveshjes së arritur nga Rama. Edhe pse kishin kaluar gati 5 muaj, njerëzit nuk e kishin humbur durimin në lidhje me atë premtim.

Më poshtë pjesë nga intervista e ministrit të Brendshëm:

Zëri i Amerikës: Zoti Xhafaj, mirëserdhët! Kjo është vizita juaj e parë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës si ministër i Brendshëm. Cili është qëllimi i vizitës?

Fatmir Xhafaj: Së pari qëllimi im ishte që të kontaktoja drejtpërsëdrejti me agjencitë ligjzbatuese me të cilat ne bashkëndajmë çështje, interesa dhe punë të përbashkëta, për t’u shprehur atyre vlerësimin për atë çfarë janë duke bërë, mirënjohjen për ndihmën, mbështetjen dhe asistencën që janë duke na ofruar. Njëherësh trajtuam çështje që kanë të bëjnë me thellimin e këtij bashkëpunimi, për të gjetur instrumenta të përbashkët në funksion të prioriteteve dhe të sfidave të përbashkëta dhe, natyrisht, për të kërkuar edhe më shumë mbështetje dhe asistencë.

Zëri i Amerikës: A keni kërkuar mbështetje konkrete nga agjencitë ligjzbatuese si FBI ose DEA për operacionet e policisë shqiptare dhe konkretisht për çfarë rastesh?

Fatmir Xhafaj: Së pari më duhet të them se unë kisha vizitë në të dyja këto institucione prestigjioze, në të dyja këto agjenci ligjzbatuese, emri i të cilave sot është përtej kufijve të SHBA-ve dhe që kanë një histori pozitive në marrëdhëniet me ministrinë e brendshme, me policinë e shtetit dhe me agjenci të tjera ligjzbatuese në Shqipëri. Jam shumë i kënaqur për çfarë diskutova me to dhe, mbi të gjitha, për vlerësimet që kam marrë për punën e ministrisë së brendshme dhe policisë së shtetit në këto çaste.

Natyrisht, në vijim të asaj çfarë kemi ndërtuar, parashtrova edhe mundësitë dhe kërkesat për ta thelluar më tej këtë bashkëpunim. Me DEA-n diskutuam se si mundet që zyra e tyre në Athinë të shtohet me një agjent plus, i cili mund të ishte i atashuar, ose të ishte me më shumë fokus, ose me më shumë vëmendje në operacionet e përbashkëta me policinë shqiptare në luftën kundër drogës, që mund të ishte një mundësi e një prezence të njërit prej përfaqësuesve të zyrës së DEA-s së Athinës në Tiranë.

Po ashtu diskutuam gjatë edhe me zëvendës drejtorin e FBI-së lidhur me mundësinë e një pranie shumë më aktive të zyrës rajonale të tyre së Sofjes në Tiranë nga pikëpamja e asistencës, por edhe bashkëorganizimit të operacioneve të përbashkëta, si dhe diskutuam për një opsion të mundshëm, për të atashuar një oficer, një agjent të FBI-së në mënyrë permanente pranë ministrisë së brendshme dhe policisë shqiptare.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY