Endira Bushati: Këto janë arsyet që kundërshtova atëherë Bashën

Endira Bushati: Këto janë arsyet që kundërshtova atëherë Bashën

112
0
Shares

Anëtarja e kryesië së PD, Endira Bushati që drejton edhe departamentin e administratës civile në këtë parti ka sqaruar pozicionin e saj në lidhje me atë që tashmë thirret ‘kundërshtarët e Bashës’. Sikurse sqaron Bushati ajo është bashkuar me një grup tjetër drejtuesish të PD-së që nuk binin dakord me shkeljet e Bashës për hartimin e listës së deputetëve dhe marrëveshjen me Ramën para zgjedhjeve. Sikuse shprehet, ajo nuk ishte kundër që lista e deputetëve të pastrohej në 2017 por donte që kjo të bëhej sipas statutit të PD dhe të larguarit mos të ndjeheshin të përjashtuar.

Komenti i Bushatit:

Që pas zgjedhjeve të qershorit 2017, të gjithë ata që kërkuan dorëheqjen e Bashës dhe kritikuan ashpërsisht atë, televizionet dhe rrjetet sociale i përmblodhën me emrin “Kritikët e Bashës”.

Sigurisht, jemi në politikë dhe kushdo që merret me politikë, lufton për vëmendje të shtuar në publik.

Unë, e gjej me vend, të sqaroj pozicionin tim:

Në qëndrimet e mia kritike ndaj Bashës, unë përfaqësoj vetëm veten dhe nuk përfaqësohem nga askush!

Askush, as si person e as si grupim, nuk mund të flasë në emrin tim, pa ia dhënë unë këtë të drejtë!

Unë, e kam gjykuar të arsyeshme që, në kërkesën për dorëheqje të Bashës në qershor 2017, t’i bashkohem një grupi anëtarësh të rinj të Kryesisë, si pjesë e një brezi tjetër në parti, që natyrshëm ishin të shqetësuar për të ardhmen e kësaj partie.

Kërkesa jonë ka qenë parimore, qëllimmirë dhe larg ambicieve për protagonizëm personal.

Në atë kohë, ne artikuluam mungesën e transparencës në marrëveshjen me Ramën dhe shkeljen e Statutit nga Basha në hartimin e Listës së Deputetëve.

Nëse për marrëveshjen me Ramën, kishim pak a shumë të gjithë të njëjtat pikëpamje, për Listën e Deputetëve, personalisht kam gjykuar atëherë dhe i qëndroj dhe tani, që shkelja e Statutit ishte një shkelje e rëndë nga ana e Kryetarit!

Përsa i përket emrave të përveçëm, edhe para shpalljes së Listës, kam qenë e idesë, që figura politike që flirtonin me Ramën, me perceptim publik të gjerë si të konsumuar nga pushteti apo që thjesht flinin në Kuvend gjatë 4 viteve opozitë, Basha do të vepronte shumë gabim, nëse i përfshinte në listat e deputetëve. Në logjikën time, edhe në këtë rast, Basha duhej të sillej politikisht korrekt, duke bërë maksimumin e tij që ata të mos ndjeheshin të përjashtuar.

I qëndroj idesë që, në fakt, dëmi real i shkaktuar nga Basha, nuk është mospërfshirja e sa më sipër në listë, por shkelja e parimeve dhe kritereve për qarkullimin e elitave brenda partise, gjë që e çoi në prodhimin e një liste jopërfaqësuese, joelitare dhe me elementë qesharakë.

Janë pak a shumë këto qëndrime, që ne, si anëtarë kryesie, na bënë bashkë në një artikulim të përbashkët publik menjëherë pas daljes së rezultatit zgjedhor në 2017.

Duke konstatuar, që ka një keqkuptim në media, të krijuar me apo pa dashje, sikur ata që cilësohen si “Kritikët e Bashës” drejtohen nga persona të caktuar, e gjej me vend të sqaroj se unë, jo vetëm nuk përfaqësohem nga askush në qëndrimet e mia, por në dijeninë tim, askush nuk ka marrë ndonjë tagër të flasë në emër të të tjerëve!

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY