Arben Cekaj flet nga jashte: Jam i pafajshem per kokainen

Arben Cekaj flet nga jashte: Jam i pafajshem per kokainen

443
0
Shares

Arber Çekaj, i shpallur në kërkim policor pasi në magazinën e firmës së tij të biznesit u sekuestruan më shumë se 613 kg kokainë ka thënë në një lidhje telefonike për “News 24” se është i pafajshëm.

Nuk kam lidhje me drogën e gjetur në kontenier, tha ai.

“Jam në një situatë të pafavorshme që nuk ka lidhje me familjen time e as me personalitetin tim. Jam biznesmen modest. Ka shumë spekulime në media. Desha të jap versionin tim. Do vij në Shqipëri shumë shpejt. Jam nisur për në Shqipëri do shkoj në prokurori. Që nga viti 2012 jam regjistruar pranë QKR Tiranë, kompania ime shumë modeste që sot u bë shumë e njohur. Kompania merr mallra kudo. Arbër Çekaj nuk ka lidhje me drogën e gjetur apo gjëra të tjera”, deklaroi Çekaj, i cili shtoi se nuk ka lidhje me politikën shqiptare.

Pavarësisht se deklaroi “do vij në Tiranë” ne mënyrë të përsëritur, ai nuk dha një datë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY