FOTO & EMRI/ I riu ka humbur në Llogara, familja kërkon ndihmë...

FOTO & EMRI/ I riu ka humbur në Llogara, familja kërkon ndihmë për ta gjetur

379
0
Shares
Fabio Bashllari

Një 18-vjeçar nga Vlora rezulton i zhdukur prej mbrëmjes së djeshme (26 shkurt 2018) në Llogara.  Informacionet e para tregojnë se ai ishte me 4 shokë për një udhëtim por prej mbrëmjes së djeshme janë humbur të gjitha kontaktet me të.

Familja dhe miqtë janë në ankth për fatin e Fabio Bashllari nga Vlora dhe kërkojnë ndihmën e të gjithë banorëve dhe kanë vënë në dispozicion një numër telefoni për çdo person që mund ta ketë parë dhe të ketë informacion për të.

Kush e ka parë në zonë, ose ka informacion të kontaktojë në numrin… 0686801107

Familja bën thirrje për ndihmë dhe ka publikuar foton e tij për ta ndihmuar ta gjejnë, kushdo që mund ta ketë parë.

Llogaraja prej dy ditësh ndodhet nën pushtetin e borës dhe të mjegullës.

Raportimi i fundit i Emergjencave Civile për qarkun e Vlorës…

Aksi Vlorë – Sarande, ka pasur reshje dëbore në Llogora. Janë marrë masa nga ana e Kontraktorit për pastrimin e rrugës nga dëbora. Nuk paraqitet problematike për leëvizjen, qarkullimi kryhet pa zinxhirë. Rekomandohet të qarkullohet me kujdes, ka prani bore dhe përdoruesit e rrugës të ndjekin këshillat e Policisë Rrugore.

Llogara – Foto Arkiv

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY