Në të gjithë qarkun e Dibrës është pezulluar procesi mësimor për shkak të rrugëve të pakalueshme. Procesi mësimor është ndërprerë edhe në qytet pasi trashësia e borës ka arritur 40 cm.
Sipas informacioneve më të fundit rrugët nacionale në këtë qark janë të hapura, por te kalueshme vetëm me zinxhirë. Në rrugën Peshkopi- Tiranë ka probleme tek Pishat e Bulqizës dhe në Qafën e Buallit ku fryn erë e fortë. Kurse në rrugën Peshkopi – Kukës situata është kritike në kalanë e Dodës, pasi era ka grumbulluar borën sasi të mëdha. Autoritetet vendore njoftojnë se të gjitha fshatrat janë të izoluara.
Ndërkohë, numri i ulët i studentëve në auditor detyroi Rektoratin e Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi “të pezullojë procesin mësimor për dy ditë. Në një njoftim zyrtare thuhet se pas një mbledhje urgjente, u vendos të shtyhet procesi mësimor për dy ditë, konkretisht për datat 27 dhe 28 shkurt 2018. Për këto ditë mësimi do të zëvendësohet gjatë ditëve të shtuna, me datë 3 dhe 10 mars 2018. Më tej thuhet se njoftohen studentët e masterit të shkencave dhe masterit profesional se provimet do të zhvillohen sipas orarit të shpallur në fakultete. Ndërkohë në Shkodër vazhdon të bjerë borë.
Njoftimi i Rektoratit të Universitetit të Shkodrës

Për këto ditë mësimi do të zëvendësohet gjatë ditëve të shtuna, me datë 3 dhe 10 mars 2018.
Njoftohen studentët e masterit të shkencave dhe masterit profesional se provimet do të zhvillohen sipas orarit të shpallur në fakultete.
Rektorati i USH-së
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












