Basha: Ta pushojmë nga puna Ramën që të gjejmë punë për të...

Basha: Ta pushojmë nga puna Ramën që të gjejmë punë për të gjithë

56
0
Shares

Kreu i PD, Lulzim Basha ka sjellë sërish në vëmëndje sot heqjen e ndihmës ekonomike për mijëra familje në vend. Përmes një familjeje tjetër të zhytur në skamje vihet ën dukje se masa e qeverisë Rama shton edhe më shumë mundimet e mijëra qytetarëve në vend.

“Skamja në familjen Xhema në Berat, e përjashtuar nga ndihma ekonomike, është e vërteta që nxjerr Edi Ramën një mashtrues ordiner, kur thotë se ata nuk duan të punojnë.
Kryefamiljari Artan Xhema, baba i 4 fëmijëve, është përjashtuar nga ndihma ekonomike, sepse rezultoi i punësuar dy muaj më parë.
E vërteta është se Artanit i kanë hequr bukën e fëmijëve, sepse ka punuar! Askush nuk e beson Edi Ramën se 20 mijë familje të përjashtuara nga ndihma zgjedhin 50 mijë lekë ndihmë në vend të punësimit dhe një rroge.
E vërteta është se punë nuk ka, se në krye të qeverisë është punësuar një parazit që ka ndërtuar skemën më të madhe të mashtrimit dhe vjedhjes së shqiptarëve. Është detyra e të gjithëve ne që ta pushojmë nga puna njeriun që çdo ditë e më shumë po varfëron njerëzit dhe shkatërron jetët e tyre”, deklaron Basha.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY