AKEP u kthen përgjigje kompanive të reklamave

AKEP u kthen përgjigje kompanive të reklamave

123
0
Shares

AKEP u ka kthyer përgjigje sot kompanive të reklamave të cilat përmes mediave online sulmuan për interesa të dy kompanive të mëdha Vodafon dhe Telekom, rregullatorin e telefonisë dhe komunikimeve. Për katër ditë më rradhë AKEP u agresua në një mënyrë të paparë. Mediat online lanë pas cfarëdo problemi dhe u sulën ndaj AKEP pas një vendmarrrje në lidhje me Albtelecom.

“Nisur nga interesi i paraqitur nga disa media në lidhje me vendimmarrjen e Këshillit Drejtues për tregun e telefonisë celulare, AKEP sqaron se në zbatim të ligjit dhe në referencë të praktikës më të mirë rregullatore po punon për të siguruar konkurrencën efektive në të gjitha tregjet nën mbikëqyrje dhe në rregullim.

Përkundër pretendimeve, AKEP sqaron se ka kryer procedurën e konsultimit publik, si dhe ka administruar komentet e palëve të interesit. Dokumenti i konsultimit gjendet lehtësisht në faqen ëeb të AKEP. Që prej publikimit të këtij dokumenti AKEP në mënyrë të vazhdueshme ka analizuar tregun, përditësuar të dhënat, dhe ka tërhequr mendimet e palëve të interesuara.

Në vijim të veprimtarisë se tij normale, sot Këshilli Drejtues i AKEP ka diskutuar lidhur me Analizën e Tregjeve celulare dhe masat rregullatore përkatëse dhe do të ri mblidhet javës që vjen për ta vazhduar këtë diskutim në një kontekst gjithnjë e më të plotësuar. Njëkohësisht sot, Këshilli Drejtues i AKEP ka vendosur të hapë konsultimin publik për brezat e dividentit dixhital të cilat bëhen të disponueshtëm për investitorët”, thuhet ën njoftimin e AKEP.

Në vijim AKEP deklaron se është shantazhuar nga media duke vënë në diskutim për herë të parë integritetin e medias online si një media e pakapur nga grupet e interesit.

“AKEP dëshiron të sigurojë publikun, median dhe në veçanti të gjitha palët e interesuara se vendimmarrja e Këshillit Drejtues të AKEP, nuk mund të shantazhohet, por do të jetë gjithmonë në përputhje me parimin e ligjshmërisë dhe në funksion të nxitjes së investimeve, promovimit të konkurrencës së lirë dhe kurdoherë në mbrojtje të interesave të përdoruesve të shërbimeve të komunikimeve elektronike dhe postare.

Njëkohësisht AKEP thekson se ndjehet përgjegjës para interesit publik dhe Kuvendit të Shqipërisë. Njëkohësisht duhet të jetë e qartë për çdo palë të interesuar që Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë garanton të drejtën e ankimit administrativ dhe gjyqësor për çdo vendim të AKEP”, përfundon deklaratën AKEP.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY