Policia parandalon një krim të rëndë në Kurbin

Policia parandalon një krim të rëndë në Kurbin

73
0
Shares

Policia e Kurbinit arrestoi sonte një person në Drojë duke shmangur një konflikt që mund të conte në viktima.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kurbin arrestuan në flagrancë shtetasin Mikel Gjonaj, 21 vjeç, banues në Fashti Drojë,  Kurbin. Arrestimi në flagrancë i tij u krye pasi ka qëlluar me armë në ajer dhe ka kanosur për motive të dobëta disa punonjes të një firme guroreje, ku ishte i punësuar.

Ndërhyrja në kohe e shërbimeve të Policisë së Kurbinit parandaluan konfliktin, si dhe kapen shtetasin së bashku me armën e zjarrit tip pushkë. Gjatë kontrollit fizik  Policia i gjeti në trup edhe 10 gr kanabis. Në vendin e ngjarjes grupi hetimor gjeti dhe sekuestroi 3 gëzhoja.

Materialet në ngarktim të këtij shtetasi i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin për veprat penale “Kanosja”,   “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, dhe  “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY