Etilda Gjonaj shpjegon ekstradimin e Seitit, shmang akuzat dhe pergjigjet politikisht

Etilda Gjonaj shpjegon ekstradimin e Seitit, shmang akuzat dhe pergjigjet politikisht

223
0
Shares

Ministrja e Drejtesise Etilda Gjonaj, reagoi sot ndaj akuzave per perfshirjen e saj ne ekstradimin e paligjshem te Nezar Seitit ne Itali, pjese e dosjes Tahiri-Habilaj qe po hetohet ne Tirane. Gjonaj iu shmang akuzave per shkelje faktike te ligjit dhe ka dhene nje pergjigje politike. Mes te tjerash ministrja thote se cdo veprim ndryshe nga ekstradimi do te perkthehej dhe nga shteti italian si mungese vullneti per te bashkepunuar ne luften kunder krimit te organizuar. Ne fakt ajo eshte ne ate detyre te zbatoje ligjin dhe te siguroje qytetaret se ai po zbatohet. Te pakten dy ligje jane shkelur prej saj gjate procesit te esktradimit pervec pasojave te tjera qe sjell ai ekstradim.

Deklarata e plote e Etilda Gjonaj:

Nezar Seitaj u ekstradua ne Itali, ne zbatim te vendimeve te gjykatave shqiptare dhe kerkese per ekstradim nga Ministria e Drejtesise italiane, konform ligjeve dhe akteve nderkombetare.

Ai sot eshte ne duart e prokurorise italiane. Por opozita vijon te konsumoje perdite energji per nje alarm fals, duke e trajtuar rastin sikur i pandehuri u arratis apo u la i lire dhe jo qe iu dorezua pikerisht drejtesise italiane.

Organet e akuzes shqiptare nuk i pengon asgje, perkundrazi kane te gjitha mjetet ligjore te parashikuara per te bashkepunuar me ato italiane me qellim per te marre dhe per te perfituar cdo informacion qe do t’ju nevojitet per efekt hetimi.

Cdo veprim ndryshe nga ekstradimi do te perkthehej dhe nga shteti italian si mungese vullneti per te bashkepunuar ne luften kunder krimit te organizuar.

Jam e bindur se nese nuk do te ishte ekstraduar, kjo opozite kaq haptaz e trembur prej reformes ne drejtesi, do te thoshte “nuk i’a dorezuan antimafias italiane, po e mbajne ketu per ta mbrojtur me duart e kapura te drejtesise”…

Keshtu qe ne pamundesine per te gjetur se cila do te ishte zgjidhja me e mire per nje opozite qe tenton te manipuloje edhe atehere kur nuk ka, ne thjesht na mbetet te shpjegojme me durim permes fjaleve dhe tregojme me kembengulje permes veprave, se ligjshmeria eshte busulla e vetme qe orienton vendimmarrjen tone.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY