Në protestën e opozitës një socialisti i zhgënjyer nga Rama: Ke...

Në protestën e opozitës një socialisti i zhgënjyer nga Rama: Ke veshur krimin me pushtet, ta pastrojmë vendin nga Rilindja

84
0
Shares

Agim Kaca, aktivist i njohur i Partisë Socialiste, ka marrë fjalën në protestën e opozitës. Kaca tha se qeverisja e Ramës e përfaqësuar nga banda e Rilindjes si burim force ka krimin, drogën, vjedhjen.

“Por të gjitha këto e bëjnë Ramën të lig dhe të dobët. Si qytetar i zakonshëm i bëj një pyetje Edi Ramës: a është e vërtetë që ke veshur krimin me pushtet? A është e vërtetë që ushtron dhunë në administratë? A është e vërtetë që ke futur në Kuvend kriminelët? Shqipëria ka nevojë për reformë në drejtësi, por jo të gjitha gjykatat janë të korruptuara në Shqipëri. Është një gjykatë, që nuk mund ta frikësojë askush, është një gjykatë që nuk mund ta korruptojë askush, është populli shqiptar”, tha Kaca.

Në vijim ai tha se poshtërsitë e Edi Ramës nuk mund ta pastrojë askush. “I bëj thirrje Lulzim Bashës të pastrojë nga Rilindja aparatin e Kryeministrisë dhe qeverisë”, tha ai.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY