FOTO GALERI/ Protesta e opozitës jehonë në mediat ndërkombëtare: Në Shqipëri kërkohet...

FOTO GALERI/ Protesta e opozitës jehonë në mediat ndërkombëtare: Në Shqipëri kërkohet rrëzimi i qeverisë

160
0
Shares

Disa prej mediave më prestigjoze ndërkombëtare i kanë kushtuar hapësirë protestës së opozitës në Shqipëri. Mediat e huaja shkruajnë në artikujt e tyre, se Partia Demokratike dhe aleatët e saj të vegjël partiakë zhvilluan një protestë duke kërkuar rrëzimin e qeverisë, ndërkohë me mijëra mbështetës të opozitës akuzojnë qeverinë për krim të organizuar dhe korrupsion, thuhet në artikujt e mbulimit mediatik ndërkombëtar për protestën në Shqipëri.

Protestës antiqeveritare të 27 janarit në Shqipëri i është kushtuar hapësirë dhe rëndësi edhe nga mediat e mirënjohura ndërkombëtare.

Agjencia ndërkombëtare e lajmeve Assosiated Press shkruan se opozita e Shqipërisë zhvilloi një protestë kundër qeverisë duke e akuzuar për lidhje me krimin e organizuar dhe bënë thirrje për dorëheqjen e saj. Më tej në shkrimin e AP-së thuhet se mijëra mbështetës të Partisë Demokratike dhe të aleatëve të saj si Lëvizja Socialiste për Integrim dhe partitë e tjera më të vogla u mblodhën të shtunën në kryeqytetin e Tiranës, për të protestuar kundër qeverisë.

Ndërkohë e përditshmja britanike Daily Mail e hap artikullin për Shqipërinë nën titullin “Opozita e Shqipërisë mban protestë antiqeveritare” ndërsa shkrimin e pasqyron me foto të forcave të policisë.

Ndërsa gazeta amerikane Washington Post, shkruan se siguria e policisë ishte tejet e lartë pranë zyrave kryesore të qeverisë ku mbahet tubimi, e më pas vijon duke thënë se protesta po konsiderohet si një provë ndaj mbështetjes për opozitën në vend, e cila pësoi një humbje të thellë në votimin e 2017, duke siguruar vetëm 43 vende në parlamentin me 140 vende, shkruan Ëashington Post.

Protestës së 27 Janarit iu bë jehonë edhe nga mediat e tjera ndërkombëtare si ABC Neës, Fox Neës dhe televizoni shtetëror rus Ruptly.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY