Emigracioni ka tharë tregun e punës për njerëz të arsimuar

Emigracioni ka tharë tregun e punës për njerëz të arsimuar

152
0
Shares

Largimi i të rinjve dhe grupeve të shkolluara nga Shqipëria ka krijuar një gropë të madhe në zhvillimin e industrive të ndryhsme në vend.

Lorenc Goga, administrator i Facile.it, një kompani call center në Shqipëri tha se biznesi i tiju është në kufijtë aktualë vetëm për shkak të mungesës së fuqisë punëtore, njerëz mesatarisht të kualifikuar.

“Neve na shqetësojnë sot në Shqipëri burimet, pasi nuk ka më njerëz. Aktualisht jemi rreth 700 punonjës dhe për këtë arsye, nuk po arrijmë që të rritemi. Duhet të dini që sektori ynë paguan shumë, edhe më lart se mesatarja shqiptare. Paga mesatare bruto është rreth 70 mijë lekë.
Ka edhe shërbime të veçanta, që kërkojnë një përgatitje më të mirë, background ekonomik dhe një italishte të një niveli të lartë, paga e të cilëve shkon deri në 1000 euro. Ne kemi mundësi që të punësojmë njerëz relativisht mesatarë në njohuritë e tyre dhe njerëz me kualifikim të lartë.
Nëse ne do të kishim hapësirë më të madhe burimesh njerëzore, ne duhet të ishim sot rreth 950 punonjës, duke llogaritur numrin e klientëve, kohën që duhet për t’i shërbyer.

Jemi të gatshëm për të rekrutuar punonjës. Mesatarisht neve na largohen rreth 15 persona, për shkak se gjejnë një punë në profesionin e tyre, shkojnë në call center të tjerë apo edhe në Forex. Për aq kohë sa do të zgjasë, do të na krijojë probleme në burime njerëzore. Megjithëse jo të gjithë njerëzit mund të punojnë në Forex, sepse duhet të tërhiqen klientët të investojnë në një produkt që ka rrezik shumë të lartë, duke premtuar përfitime më të mëdha.

Personat me temperament të qetë do të kishin vështirësi. Forex kërkon individë agresivë në shitje.
Kur të rregullohet me ligje dhe me rregulla, bota e Forex nuk do të zgjasë më. Sot ka një hendek ligjor, në Shqipëri nuk ka të bëjë shumë, pasi operojnë jashtë. Statistikat thonë se 99 për qind të njerëzve humbin dhe nuk mund t’ua lësh në dorë një kompanie të palicencuar, të pakontrolluar. Nuk mund të jetë aq e lehtë. Normalisht do të vijë momenti që do të sistemohen”, deklaroi në një intervustë publikuar sot në revistën monitor.

Vetëm tri vitet e fundit janë larguar nga Shqipëria gati gjysëm milionë shqiptarë duke lënë një hapësirë të madhe në nevojat e tregut të punës. Nje pjesë e mirë e të larguarve, sidomos ata që lanë Shqipërinë përgjatë vitit 2017 janë të mirëarsimuar.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY