Durrës, helmohen 5 nxënës, të moshës 11-vjeçare

Durrës, helmohen 5 nxënës, të moshës 11-vjeçare

157
0
Shares
Foto Ilustruese

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një shkollë 9-vjeçare në Durrës. Disa nxënës, saktësisht 5 prej tyre, të moshës 11-vjeçare,  të shkollës 9-vjeçare “Eftali Koci”, janë helmuar dhe janë dërguar me urgjencë në spital.

Nxënësit e klasës së 5-të janë dërguar në spital me të vjella e marrje mendsh.

Nga hetimet paraprake, sipas Policisë vendore, mësohet se nxënësit kanë konsumuar ushqime të shpejta pranë shkollës, prej të cilave dyshohet se janë helmuar.

Pas ndihmës së parë mjekësore, në spital, nxënësit janë larguar në banesat e tyre, pa probleme.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY