Ariela dhe Aldisoni, dy të rinjtë tragjikë, aventura që nisi që në...

Ariela dhe Aldisoni, dy të rinjtë tragjikë, aventura që nisi që në shkollë të mesme

682
0
Shares

Ariela Murati, 21 vjecarja e vrare sot ne Tirane, pasi u qellua me arme zjarri nga ish shoku i saj i klasës në shkollë të mesme, ishte studente në vitin e tretë në Drejtësi. Për shkak se ishte nxënëse e shkëlqyer ajo kishte fituar bursë të plotë dhe jetonte në një apartament në Tiranë. E reja po shkonte ne shtepine e te motres kur autori Aldison Murataj i preu rrugen dhe pas nje grindje ka shkrepur armën ne drejtim te vajzes.

Edhe e motra e viktimes eshte studente ne Tirane dhe mesohet se jetonin ne shtepi me qera ne kryqytet.

Aldison Belulaj, lindur në Fieri ne vitin 1995, sot 23 vjec.

Prane Fakultetit te Mjekesise, ai ndali ne rruge Arielën, e cila e kishte refuzuar kerkesen e tij per lidhje. Ai ka qelluar ndaj 21 vjecares Ariela Murati, e cila nderroi jete ne spital. Me pas me po te njejten arme, i riu qelloi edhe veten me plumb ne goje, por duke mbetur i plagosur rende dhe tani ndodhet ne gjendje kritike ne reanimacionin e spitalit. Se fundmi duket qe kishte filluar edhe pune infermier.

Aldison Belulaj dhe Ariela Murati janë nga fshati Zharrëz i Patosit dhe të dy kanë qenë nxënës në shkollën e mesme Sotir Capo të Zharrezit.që të dy njiheshin si nxenës shumë të mirë në shkollë ndërsa Aldisoni nuk ka pasur ndonjëherë probleme.

Aldisoni kishte kërkuar vazhdimisht lidhje me vajzën por ka marrë gjithnjë një refuzim. Sipas të dhënave paraprake thuhet se Aldisoni kishte kërkuar fejesë edhe në familje ndërkohë që familjarët e Arielës u është dashur të ndërhyjnë që të ndalin bezdisjen e Aldisonit dhe vardisjen e tij ndaj vajzës së tyre.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY