Këshilltarja rilindëse e Edi Ramës, një këshillë për të punësuarat e Rilindjes:...

Këshilltarja rilindëse e Edi Ramës, një këshillë për të punësuarat e Rilindjes: Vajza, mendimi i parë i shefave do të jetë çfarë fshihni poshtë…!

209
0
Shares

Irena Beqiraj, ish-këshilltarja e ekonomisë e kryeministrit Edi Rama më herët edhe ish-zv/ministre e Financave, aktualisht pedagoge, përmes një komenti në rrjetet sociale ka përcjellë një këshillë për femrat, sidomos studentet që dalin nga auditorët dhe përballen më pas me tregun e punës dhe shefat meshkuj. Ish-zv/ministrja shkruan se këta të fundit mendimin e parë do ta kenë se çfarë ka oshte fustanit të vajzës së radhës që kërkon pune.

Këshilla e plotë

Debati I fundit per gacmimet seksuale me kujtoi nje histori te vjeter.

Irena Beqiraj

Kur jepja Mesim ne nje universitet ne fund te semestrit behej vlersimi I pedagogut. Ndergjithe komentet plot batute e humor ca syresh edhe ironik te studeteve te mi ….. Me beri pershtypje nje prej tyre qe nga konteksti ishte I nje vajze ” profesoresha eshte shume tolerante me cunat ! Vajzave ua nxiu jeten!. Kishte te drejte. Leksionin e fundit ju drejtova vajzave te kursit me keto fjale :

Vajza te dashura! Eshte e vertete jam shume kerkuese me ju . Po a e dini cfare u pret sa te dilni nga keto auditore? Nje realitet tejet maskilist edhe vanitoz. Te bukura te reja 70 ÷ e juaja do te gjejne nje shef mashkull ne zyren e pare. Mendimi I pare qe disa syreve do tu kaloje kokes si shigjete eshte ” cfare fshihet poshte fustanit ” e vetem me zotesi e besim tek vetja do te mund ta perqendroni mendimin e shefit tuaj tek ajo qe ju dini.

Bota jashte eshte vanitoze te dashurat e mia. Ne kete vanitet mbytes cdo gjeje I vihet nje cmim. Edhe juve do perpiqem tu vendosin nje cmim, nje rroge me te mire , karrjere me te shpejte, do jeni gjithmone ne tundimin per te qene ju ylli ne ngjitje. Por eshte vetem cmim jo vlere. Duhet te jeni te pergatitura inteligjente, te zonjat e vetes , te afta per ti shpetuar ketij rrethi vicioz.

Edhe e fundit asgje mos kerkoni deshperimisht ne kete jete pervec pavaresise edhe integritetit.

E keto te dyja mund ti keni vetem kur e keni koken plot, edhe keni me shume per te ofruar sesa bukurise, edhe trupit.

Prandaj jam kerkuese me femrat e do vazhdoj te jem.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY