EKSKLUZIVE/Ish drejtori i Hipotekave fiton gjyqin me Kryeministrin Rama, detajet e procesit

EKSKLUZIVE/Ish drejtori i Hipotekave fiton gjyqin me Kryeministrin Rama, detajet e procesit

427
0
Shares

Ish- drejtori i Hipotekës, Ilirjan Muho sapo ka fituar një gjyq me Kryeministrin në lidhje me shkarkimin e tij nga detyra pak para zgjedhjeve parlamentare të vitit 2017.

Muho i ishte drejtuar Gjykates Administrative te Shkalles se Pare,Tirane me padi kunder Kryeministrise dhe Ministrise se Drejtesise me objekt detyrimin e pales se paditur te paguaje nje demshperblim prej 12 paga mujore per zgjidhje te pajustifikuar te kontrates punes, 2 page mujore per mosrespektim te procedures se zgjidhjes se kontrates, demshperblim per 2 muaj page, per shkak te zgjidhjes se kontrates se punes pa respektuar afatin e njoftimit dhe shperblim per vjetersi ne pune ne masen prej 2 paga mujore

Avokatura e Shtetit dhe Zyra Qendrore e Rregjitrimit te Pasurive te Paluajteshme pretenduan se marredhenia qe krijohet mes personave qe emerohen ne detyre nga Kryeministri, ne varesi te te cilit eshte institucioni, nuk perfaqeson nje marredhenie pune por perfaqeson nje marredhenie te sherbimit publik. Si te tilla ato bazohen jo vetem ne profesionalizem por edhe ne nje shkalle te larte besimi, besnikerie ndaj shtetit dhe lirimi nga detyre eshte ne diskrecion te Kryeministrit. Pikerisht ne ushtrim te diskrecionit te tij, Kryeministri ka urdheruar largimin e paditesit nga detyra e kryerregjistruesit. Marredheniet mes paditesit dhe pales se paditur nuk rregullohen nga dispozitat e Kodit te Punes por nga ligji specifik.

Pas shqyrtimit të pretendimeve të dy palëve gjykata konkludoi se shkakrimi i Muhos është i pambështetur në ligj, zgjidhja e kontrates se sherbimit publik me paditesin nuk provohet se eshte bere per shkaqe te ligjeshme.

Në vijim gjykata cmon se paditesi duhet demshperblyer per zgjidhje te kontrates se sherbimit publik pa shkaqe te arsyeshme.

Sipas vendimit të gjykatës Muho dëmshpërblehet me 12 muaj page duke marrë në konsideratë një sërë faktorësh, sic jane kohëzgjatja e marrëdhënies së punës, kushtet e jetëses dhe përgjegjësitë e paditësit si prind dhe bashkëshort, mundësitë e kufizuara për tu riintegruar në tregun e punës, moshën e tij, gjendjen e tij familjare dhe gjendjen emocionale që shkaktohet nga largimi i padrejtë nga puna.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY