Dritan Gina lë prokurorinë e Elbasanit dhe lëshon një ironi: U bë...

Dritan Gina lë prokurorinë e Elbasanit dhe lëshon një ironi: U bë për të thënë “Shqipëri hesapi”

144
0
Shares

Ashtu siç kishte paralajmëruar më parë, Dritan Gina bëri kallëzim penal në Prokurorinë e Krimeve të Rënda për Arta Markun për shpërdorim detyre. Gina sapo është shkarkuar nga Prokuroria e Elbasanit dhe sqaroi për mediat se nuk mund të tregohet kokëfortë dhe nuk mund të mbajë të bllokuar zyrën e tij.

“U keqinterpretua nga ju që unë nuk lirova zyrën e shtetit, mbylla derën me çelës e budallallëqe të tilla. Unë jam profesionist, unë nuk mund të rri në atë zyrë me forcë. I bëj thirrje prokurorëve të mos nëpërkëmben nga shokët e partisë sepse ato janë prokurorë”, u shpreh Gina në dalje të prokurorisë së Krimeve të Rënda.

“Me kokëfortësi nuk mund të rri në Prokurorinë e Elbasanit, por këtu është bërë për të thënë “Shqipëri hesapi”, u shpreh Dritan Gina në fund të deklaratës.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY