Diktatori i Koresë po vuan nga një sëmundje që e rrënon shumë...

Diktatori i Koresë po vuan nga një sëmundje që e rrënon shumë shpejt

133
0
Shares

Kreu komunist i Koresë së Veriut, Kim Jong Un vuan nga një sëmundje e rëndë e cila mund t’ia shkurtojë jetën. Njeriu i cili kërcënon Amerikën me një buton bërthamor prej një kohë të gjatë po vuan pasojat shëndetësore të peshës së tij në mes të një jete super luksoze.

Pamja e fundit e Kim, ku ai bëri paralajmërimin se do të plaste bombën bërthamore në tryezën e tij është shqyrtuar nga ekspertë të shëndetësisë. Profesori i Universitetit Shtetëror Chungnam Cho Dong-uk ka pohuar se Kim duket se po vuan nga problemet me veshkat e tij.

Madje sipas tij dështimi i veshkave mund të jetë fatal dhe kërkon trajtim intensiv, pasi shkaktohet nga diabeti dhe presioni i lartë i gjakut. Daily Star shkruan se udhëheqësi i Koresë së Veriut konsumon shumë pije alkolike dhe ushqime të shtrenjta që importohen nga vendet e tjera.

Udhëheqësi korano-verior në dakljet e tij të fundit duket i lodhur dhe i mbuluar në djersë, dhe kjo vjen për shkak të disa prej sëmundjeve që ka.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY