“Armando Prenga nuk ka shkelur ligjin”

“Armando Prenga nuk ka shkelur ligjin”

275
0
Shares

Ish-deputeti i PS, Armando Prenga ka arritur të shpëtojë nga dënimi që lidhet me shkeljet e ligjit të dekriminalizimit pasi nuk kishte deklaruar një dënim me gjobë. Gjykata e Kurbinit ka rrëzuar kërkesën për dënimin e Prengës me burg për akuzën e falsifikimit të dokumentave zyrtare dhe vulave.

Gjyqtari Alfred Gjoni ka vendosur pushimin e çështjes së ngritur nga Prokuroria dhe sektori i dekriminalizimit. Ndërkohë ish deputeti Prenga është duke u gjykuar po në këtë Gjykatë për akuzën e armëbajtjes pa leje, pas incidentit dhe përplasjes që ai pati me pjesëtarë të familjes Çali për shfrytëzimin e Lagunës së Patokut për peshkim. Ne argumentin e tij gjytari Gjoni thote se i pandehuri nuk ka patur detyrim të deklarojë çfarë do llojë dënimi me burgim, apo çdo lloji tjetër dënimi, përveçse detyrohet të deklarojë çdo dënim me burgim deri ne 6 muaj, për çdo lloji krimi që mund të ketë kryer, duke marrë në konsideratë rehabilitimin e vepres penale sipas vendimit penal me nr. 163 date 01.12.2015 të Gjykates së Rrethit Gjyqesor Kurbin, ku i pandehuri Armando Prenga është dënuar me gjobë. Gjykata çmon se çeshtja penale në ngarkim të pandehurit Armando Prenga, duhet te pushohet, pasi sipas parashikimeve te nenit 387 te K.Pr.Penale kjo ceshtja nuk duhej te fillonte nga Prokuroria Kurbin per shkak te parashkrimit te saj.

Ndërkohë prokuroria kërkonte dënimin e pregnës me 6 muaj burg pasi sipas saj “Nga verifikimi i formularit te vetedeklarimit, plotesuar nga subjekti i pandehuri Armando Prenga, me date 28.04.2016, konstatohet se vendimi i mesiperm gjyqesor penal i formes se prere nuk eshte pasqyruar nga ana e tij ne kete formular. Pyetjes ne formular: A jeni denuar ndonjehere me vendim gjyqesore te formes se prere nga nje autoriteti gjyqesor shqipetar ose i huaj? I pandehuri Armando Prenga ne cilesine e subjektit vetedeklarues te ligjit i eshte pergjigjur me ‘Jo’ duke vendosur shenjen ‘x’ perbri pergjigjes. Pas këtij hetimi dhe procedimit për armbajtie deputeti Prenga dha dorqehqien duke mos u bërë më as pjesë e kandidatëve për zgjedhjet e 2017-ës.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY