Pse mund të arrestohen 3 algjerinë dhe 1 maroken në Tiranë

Pse mund të arrestohen 3 algjerinë dhe 1 maroken në Tiranë

217
0
Shares

Tre algjerianë dhe një maroken u arrestuan sot në Tiranë pasi u kapën duke vjedhur në një lagje të qytetit. Të katër jetonin në qendrën e azilantëve në kryeqytet por një ditë më parë ia mësynë disa dyqaneve në zonë ndërkohë që sot u ndeshën edhe me policinë ndërsa po arrestoheshin.

Njoftimi i policisë:
Më datë 24.12.2017, u arrestuan në flagrancë shtetasit algjerian I.B, M.H, A.D dhe shtetasi maroken H.G, vjeç 21, 22, 22 e 19, banues tek qendra e azilantëve në Babrru, pasi dyshohet se më datë 23.12.2017, në një qendër tregtare kanë vjedhur 1 bluzë, me shitëse K.G, vjeç 27, banuese në Tiranë, dhe kanë tentuar të vjedhin 18 vathë femrash, në një tjetër dyqan me shitës E.Gj, vjeç 24, banues në Tiranë, ku gjatë shoqërimit për në Komisariat, për shkak të detyrës, kanë kundërshtuar punonjësit e policisë së rendit. Nenet 134, 25, 22 e 236 të Kodit Penal.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY