Largohet acari, mot me diell dhe vranësira të pakta gjatë ditës së...

Largohet acari, mot me diell dhe vranësira të pakta gjatë ditës së sotme

81
0
Shares

Zona jugore dhe ajo qendrore e Shqipërisë do të dominohen sot nga moti i kthjellët. Gjithashtu kthjellime, por dhe vranësira të shpeshta do të ketë në zonat veriore dhe verilindore të vendit. Pjesa e dytë e ditës paraqitet kryesisht e kthjellët në të gjithë vendin përjashtuar vranësira të përkohshme në ekstremin Verior dhe zonat Lindore të territorit.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit mbeten konstante në mëngjes, por do të ketë rritje me 2-3°C në vlerat termike të mesditës, duke e ngjitur maksimumin në 13°C. Era do fryjë e lehtë deri mesatare, me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Verior-Veriperëndimor ndërsa në det dallgëzimi ulet në 2 ballë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY