FOTO/ Basha takon Talat Xhaferrin: Emërimi juaj në krye të Parlamentit tregon...

FOTO/ Basha takon Talat Xhaferrin: Emërimi juaj në krye të Parlamentit tregon emancipimin e Maqedonisë

57
0
Shares

Kryeparlamentari i Maqedonisë, Talat Xhaferri ka zhvilluar një vizitë dy ditore në Shqipëri, ku ka pasur edhe një takim me kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Detajet e takimit janë zbardhur nga selia blu, teksa nënvizohet se gjatë takimit, Basha ndau vlerësimin dhe kenaqësinë që sjell caktimi i tij në krye të Parlamentit në vendin fqinj. “Kjo është shenjë e emancipimit politik dhe progesit të shoqërisë maqedonase, si tregues i ecjes përpara në realizimin e të drejtave të shqiptarëve dhe si pikë kulmore e bashkejetesës demokratike”, tha Basha.

Kreu i opozitës është shprehur se PD e ka interesin e shqiptarëve dhe interesin kombëtar, në krye të qëndrimeve dhe vokacionit të saj politik. Basha gjithashtu tha se PD ka mbështetur dhe ka nxitur vazhdimisht respektimin dhe përmbushjen e plotë të Marrëveshjes së Ohrit dhe integritetin territorial të Republikës së Maqedonisë, si një interes strategjik i vendit tonë. “Përmbushja e plotë e Marrëveshjes së Ohrit me avancimin e mëtejshëm të të drejtave të shqiptarëve dhe gjuhës shqipe atje, është rruga drejt sigurisë dhe stabilitetit në Maqedoni dhe më gjërë në rajon. Partia Demokratike do të vazhdojë të mbështesë pa u kursyer procesin e integrimit të Maqedonisë në NATO”, nënvizoi më tej kryedemokrati.

Duke u ndalur në zhvillimet e brendshme, Basha , vuri në dukje se rreziku kryesor që kanos ëndrrën europiane për Shqipërisë dhe vendet e tjera të rajonit, është korrupsioni dhe krimi i organizuar i lidhur me qeverinë. “Korrupsioni dhe krimi i lidhur me qeverinë, janë armiku numër një i demokracisë, i ekonomisë, i qytetarëve”, u shpreh Basha, duke theksuar se përgjigja ndaj këtyre fenomeve është ngritja dhe konsolidimi i institucioneve të pavarura, sidomos atyre të drejtësisë. Në përfundim të takimit Basha bëri të ditur se opozita në Shqipëri do të luftojë deri në fund, për Kushtetutën, dhe për drejtësinë e pavarur që lufton krimin e korrupsionin.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY