Byroja e Kuvendit vendos sot për përjashtimin e 10 deputetëve të opozitës,...

Byroja e Kuvendit vendos sot për përjashtimin e 10 deputetëve të opozitës, ja plani i PD

74
0
Shares

Partia Socialiste i paraqiti ditën e djeshme një kërkesë Byrosë së Kuvendit për përjashtimin e 10 deputetëve të opozitës për 10 ditë nga parlamenti. Kjo masë sipas 7 deputetëve të shumicës që kishin firomusr kërkesën, vinte pas trazirave të shkaktuara në seancën parlamentare të së hënës dhe do të shqyrtohet sot në Byronë e Kuvendit.

Ndërkohë nga PD mësohet se nënkryetari i Kuvendit, Edi Paloka, do të jetë në mbledhjen e Byrosë në orën 10:00. Ai do të mbajë një qëndrim të shkurtër dhe do të largohet më pas. Të proceduarit penalisht nga ana e PD janë deputetët Ervin Salianji, Gent Strazimiri, Edi Paloka, Klevis Balliu, Flamur Noka, Grida Duma. Ndërsa nga ana e Lëvizjes Socialiste janë Floida Kërpaçi, Monika Kryemadhi, Kejdi Mehmetaj, Endrit Braimllari.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY