Qëlluan dhe plagosën taksistin në Himarë, policia zbulon emrat e dy pasagjerëve...

Qëlluan dhe plagosën taksistin në Himarë, policia zbulon emrat e dy pasagjerëve agresivë

58
0
Shares

Polica e Vlorës ka zbardhur dhe dokumentuar të plotë ngjarjen e një dite më parë, ku 70 vjeçari Bashkim Guraj, shoferi i një taksie mbeti i lënduar pasi u qëllua me pistoletë imituese nga dy pasagjerët e tij. Sipas policisë agresorët janë konfliktuar me taksistin e më pas e kanë qëllur me armën imituese. Shoferi ka marrë vetëm një plagë djegie në shpatull, ndërsa dyshohet se autorët kanë pasur qëllim ta grabisnin.

Dy autorët janë shtetasit me iniciale K.B., dhe G.Ç.. Ata udhëtonin me mjetin taksi me drejtues shtetasin B.G. në aksin rrugor Himarë-Palasë dhe në momentin që kanë vënë re një pikë kontrolli të ngritur nga Policia në vendin e quajtur ”Ura e Palasës”, kanë detyruar nën kërcënimin e armës imituese drejtuesin e mjetit që të ndërronte drejtimin e rrugës. Drejtuesi i mjetit nuk ka pranuar dhe janë konfliktuar me njëri-tjetrin, ku njëri nga autorët e ka qëlluar me armën imituese duke e lënë të dëmtuar. Të dy shtetasit e lartpërmendur i kanë marrë vetëm çelësat e mjetit dhe janë larguar duke përfituar edhe prej terrenit dhe errësirës.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY